Arrestime në Kukës, mes tyre dy policë, shkaku: një serb
Dy oficerë të komisariatit të Kukësit janë arrestuar nga Policia pasi ndihmuan në arratisjen e një shtetasi serb, që mbahej në arrest shtëpie dhe ishte në ruajtje. Bashkë me ta janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, si bashkëpunëtorë.
Dy oficerët e Policisë janë arrestuar pasi ata lejuan takimin e tij me persona të paautorizuar.
Policia e Shtetit ka publikuar vetëm inicialet e 6 të arrestuarve për rastin flagrant:
Oficeri K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës dhe oficeri Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.
Katër të arrestuarit e tjerë janë:
K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;
R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;
F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;
J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



