Arrestohen drejtuesi teknik, përgjegjësi për sigurinë dhe nënkontraktori i firmës
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një punëtor 36 vjeç humbi jetën si pasojë e rënies nga lartësia, policia është vënë në lëvizje duke arrestuar tre persona.
Drejtuesi teknik, inxhinieri përgjegjës për sigurinë dhe nënkontraktori i firmës janë arrestuar sot për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36 vjeç. (Inicialet e dhëna në informacionin paraprak ditën e djeshme për shtetasin që ka humbur jetën janë dhënë të pasakta)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



