E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 26 vjecari. Çfarë bëri në stadium gjatë derbit Partizani-Tirana
Publik News

Arrestohet 26 vjecari. Çfarë bëri në stadium gjatë derbit Partizani-Tirana

Masat nga policia e shtetit për derbin mes Partizanit dhe Tiranës ishin të rrepta, teksa iu ishte bërë e ditur edhe tifozëve se çfarë do të ishte e ndaluar në stadium.

Policia ka qenë duke monitoruar tifozët brenda në stadium, në mënyrë që të mos kishte incindente.

Por, në një ndeshje derbi dhe në një vend si Shqipëria, vështirë të shmangen incidente sado të vogla të jenë ato.

Kështu policia, njofton se ka arrestuar një shtetas, pasi ai hodhi fishekzjarrë në stadium, gjatë zhvillimit të sfidës. Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

“Hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, identifikohet nga kamerat e sigurisë

Vihet në pranga 26-vjeçari për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në “Air Albania Stadium”, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse më datë 13.12.2019, rreth orës 19:10, ka hedhur fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana. Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 vijojnë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin e menaxhimit të stadiumit, për të identifikuar dhe proceduar penalisht e administrativisht të gjithë ata tifozë që kanë dëmtuar stolat në tribunat e stadiumit dhe kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.