E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë që aksidentoi të miturën dhe u largua nga vendi i ngjarjes
Lajme

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë që aksidentoi të miturën dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Ka rënë në pranga 35-vjeçari G.M., i cili aksidentoi një të mitur në Tiranë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Aksidentoi një të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, Policia Rrugore e Tiranës, identifikon dhe vë në pranga autorin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 35 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” pasi në rrugën “Demokracia”, ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçare, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së motomjetit dhe më pas të drejtuesit të tij.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motomjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.