E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet autori i vrasjes së 40 vjeçarit Hekuran Billa
Publik News

Arrestohet autori i vrasjes së 40 vjeçarit Hekuran Billa

 

Është arrestuar në Tuz të Malit të Zi afër Podgoricës, Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa.

Viktor Marku ishte shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e Bilës tek Kristali. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes policisë sonë dhe asaj të Malit të Zi. Policia ka ndjekur lëvizjet e Viktor Markut, më pas ka njoftuar homologët malazezë të cilët kanë kryer arrestimin.

Kujtojmë që dje është arrestuar dhe nipi i Viktor Markut, Sebastiano Mali. Ai dyshohet se ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për vendndodhjen e tij, ndërsa si autori i vrasjes dyshohet Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Hekuran Billa në Angli në vitin 2006.

Ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj 40-vjeçarit, ndërsa prania e tij në atë zonë ka lidhje me një vajzë, të cilën ai e pëlqen.

“Kisha marrë një mjet “BMW X6″ me qira.  Nuk e kam gjurmuar viktimën, isha në zonë për qejf”, ka deklaruar Mali.
Sipas burimeve, makinat e përdorura nga Viktor Marku e Sebastiano Mali kanë qenë të marra me qira në Shkodër nga familjarë të Sebastianos.

Ndërkohë policia ditën e sotme ka ndaluar edhe dy të rinj të tjerë në Shkodër, të cilët dyshohen si pjesëmarrës në atentatin te Komuna e Parisit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.