Arrestohet Edevaldo Haxhiu me armë dhe kokainë, lidhja me mafiozin Faruk Ozer
Kush nipi i kreut të FSHF-së Edevaldo Haxhiu?
Edevaldo Haxhiudhe Azemvllasi Elezi u vendosën në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kapën me armë zjarri pistoetë, krehër e muncion luftarak si dhe me kokainë.
Në rrugën Frang Bardhi në kryeqytet, focat e posaçme Shqiponja ndaluan automjetin që drejtohej nga 39-vjeçari Edevaldo Haxhiu, ku gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, shërbimet policore gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Edevaldo Haxhiu është person i njohur për policinë, pasi ishte personi që ndihmoi bosin turk të kriptovalutave Faruk Fatih Ozer, themelues i Thodex, të fshihej në Shipëri.
Ndërkaq, Edevaldo Haxhiu ishte personi që nuk pranoi t’i jepte information policisë për vendodhejn e Ozer, i cili u arratis nga turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij.
Ky i fundit u arrestua në Palasë të Himarës, së bashku me Edevaldo Haxhiun, që u akuzua se e ndihmohnte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Por, Edevaldo Haxhiu doli shumë shpejt nga burgu për të vijuar aktivitetin kriminal, duke korruptuar prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes.
Edhe këtë herë, Haxhiu pritet të dalë për disa javë.
Nga ana tjetër, kontrolle pati edhe në Marqinet, ku shërbimet e policisë ndaluan automjetin e shtetitasit me inicile MM. Ky i fundit tentoi të largohej me shpejtësi, ku pasagjeri Azemvllasi Elezi hodhi një armë zjarri pistoletë në tokë, në mënyrë që të mos gjendej nga policia.
Dy armët e zjarrit me krëhra e municion luftarak, së bashku me lëndën e dyshuar narkotike kokainë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë vijojnë hetimet nga organi i akuzuës për të dy personat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



