Arrestohet i biri që e goditi me thikë barbarisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Patos, ku një i ri ka plagosur me thikë nënën e tij.
Sipas policisë, Klaudio Çobaj e ka qëlluar disa herë me thikë nënën e tij në trup.
50-vjeçarja Donika Çobaj ka marrë plagë në të gjithë trupin, pasi i biri e ka qëlluar me thikë në qafë, bark, kofshë.
Ajo është transportuar në Spitalin e Fierit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, teksa policia lajmëroi se ka arrestuar autorin.
NJOFTIMI ZYRTAR
Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi Klaudio Çobaj, 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.
NJOFTIMI ZYRTAR
Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



