ARRESTOHET NË BULLGARI NJË TJETËR I DYSHUAR PËR GRABITJES NË RINAS
Arrestohet një tjetër person i dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e miliona erove në aeroportin e Rinasit.
Operacioni policor është finalizuar pak minuta më parë dhe në pranga ka rënë personi i pestë i dyshuar si pjesëmarrës në grabitje.
Mësohet se ai është arrestuar në Bullgari dhe do të ekstradohet drejt Shqipërisë nën masa të forta sigurie.
Katër persona janë arrestuar tashmë, ndër ta edhe Alkond Brengasi, personi që modifikoi furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.
Për grabitjen në Rinas janë arrestuar F. Beqiraj, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela ndërsa emri i personit të pestë nuk bëhet ende i ditur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



