E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet pas shumë vitesh ish-efektivi i FNSH-së:
Publik News

Arrestohet pas shumë vitesh ish-efektivi i FNSH-së:

Dhjetë vjet pasi vrau shtetasin Edvin Vogli, policia e Shkodrës ka arrestuar ish-efektivin e FNSH, Ylli Ceka, i cili është dënuar nga Gjykata me 11 vite burg në mungesë.

Ish-efektivi i FNSH në Tiranë, ishte shpallur në kërkim, që nga koha kur ndodhi krimi në 11 dhjetor 2010.

Ai u kap nga policia e Shkodrës teksa lëvizte me një mjet në lagjen ‘Sarreq’.

NGJARJA

Vrasja ka ndodhur në vitin 2010, ku pas një konflikti ku u përfshinë disa persona për token ish-efektivi Ceka vrau me armën e shërbimit shtetasin Edvin Vogli.

Mesditën e 11 dhjetorit 2010 në banesën e shtetasit Petrit Dajti, ka ardhur dhëndëri i tij shtetasi Julian Pushaj së bashku me shokun e tij të quajtur Edvin Vogli, ku ky i fundit do të merrte me qira njërin nga apartamentet, pronë e pronarit të tokës shtetasit Petrit Dajti. Pas njëfarë kohë aty kanë ardhur dhe dy kushërinjtë e Petrit Dajtit, shtetasit Altin Guzja dhe Gentian Kola.

Të gjithë së bashku kanë zbritur në bodrumin e pallatit për të ngritur levat e bokseve të energjisë elektrike dhe meqënëse energjia elektrike nuk ka ardhur personat e sipërpërmendur janë ngjitur përsëri lart për të hapur me forcë derën e apartamentit.

Në këtë moment janë dëgjuar zhurma dhe sharje të cilat vinin nga poshtë pallatit dhe më pas ka filluar një përleshje me vellëzërit Lulëzim e Bashkim Ceka ku fillimisht janë sharë dhe fyer dhe më pas janë goditur me njëri-tjetrin, ku Julian Pushaj ka qëlluar me lopatë njërin prej vëllezërve Ceka dhe në këtë moment ka ardhur shtetasi Ylli Ceka i cili është përfshirë në konflikt dhe ka qëlluar me një armë ku si pasojë është goditur shtetasi Edvin Vogli në kokë, duke gjetur vdekjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.