Arrestohet zyrtari i lartë i Rilindjes dhe 7 persona të tjerë/ Akuzohen për trafik droge! Emri
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë arrestuar ditën e sotme 8 persona mes tyre dhe nëndrejtorin e spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj.
Ai dhe të arrestuarit e tjerë po merren në pyetje në Komisiariatin e Sarandës, pasi akuzohen për lidhje direkte me trafikun ndërkombëtar të drogës.
14:03Superoperacion në jug të vendit, në Gjirokastër arrestohen 2 të rinj për trafik droge
Operacioni i policisë vazhdon edhe në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në pranga për trafik ndërkombëtar droge dy të rinj nga fshati Kolonjë.
Florenc Llanaj, nën/drejtor i Spitalit të Sarandës, është një nga personat e ndaluar në orët e fundit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në megaoperacionin që ka nisur që në orët e para të mëngjesit.
Llanaj akuzohet si kreu i një bande që merrej me trefikimin e lëndëve narkotike.
Emri i tij thuhet se ka dalë nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka rezultuar i përfshirë në trafikun e drogës.
Të ndaluar të tjerë në këtë operacion janë edhe shtetasit: Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi.
Ndërkohë FNSH arrestoi më herët edhe dy femra, por që më pas u lanë të lira.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



