Artan Fuga me tone kritike për deputetët: Ata gjoja opozitarë, kooperativistë, të pashkollë u bënë vegla të Ramēs
Me tone te forta kritike, Artan Fuga ka sulmuar dhe deputetët e opozitës, të cilët i ka quajtur si “kooperativistë” e të pa shkollë që sipas tij u bënë vegla anti-kultutës dhe mizerjes, anti-intelektualë.
“Sot ditë e shënuar! Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit!
Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!
Turpi është në ballë edhe te Komisioni i Eduktimit, Medias Arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore çerdhesh që u marrin të keqen infermiereve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!
Historia i nxori me turp në breg të kënetës! Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!”, thekson Fuga.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



