Artan Hoxha: Gledis Nano nuk tha ndonjëherë çfarë foli me Jeton Lamin
Gazetari flet për zhdukjen e Vis Martinajt
Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me fatin e Ervis Martinajt, duke theksuar se ai nuk është më në jetë dhe se personat që qëndrojnë pas ngjarjes kanë zhdukur trupin për të eliminuar çdo provë.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Hoxha u ndal në detaje konkrete që, sipas tij, hedhin dritë mbi zinxhirin e ngjarjeve që lidhen me zhdukjen e Martinajt.
“Njeriu i fundit që ka takuar Ervis Martinajn është Jeton Lami. Ky njeri, kur u dorëzua, shkoi te drejtori i përgjithshëm dhe foli me të, por ne nuk e dimë çfarë është thënë”, deklaroi gazetari.
Ai shtoi se kjo çështje ka pasur pasoja edhe në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit.
“Gledis Nano nuk tha ndonjëherë çfarë foli me Jeton Lamin. Babai i Ervis Martinajt priste që ky njeri të thoshte diçka. Gjithçka aty është zinxhir”, u shpreh Hoxha.
Në vijim, gazetari përdori edhe një ton ironik për të komentuar pretendimet se Martinaj mund të jetë ende gjallë.
“Nëse një ditë Kim Kardashian do të drejtojë emision gatimi, aq mundësi ka Ervis Martinaj të jetë gjallë. Është qesharake”, deklaroi ai.
Sipas Hoxhës, ata që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje kanë ndërmarrë hapa ekstremë për të mos lënë asnjë gjurmë.
“Ata që bënë këtë gjë, ndaj zhdukën kufomën”, tha gazetari gjatë intervistës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



