E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha: Grupit të Agasit nuk i janë konfiskuar as 5 % e pasurisë
Lajme

Artan Hoxha: Grupit të Agasit nuk i janë konfiskuar as 5 % e pasurisë

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se pasuritë e konfiskuara nga SPAK në kuadër të çështjes së AKSHI, janë vetëm maja e ajsbergut nga pasuritë e grupit të Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Artan Hoxha dha detaje në lidhje me pronat në Petrelë të Ergys Agasit, ku tha se ajo u ble për 11.5 mln euro, prej të cilave 2.5 mln ishin kredi.

“Aksioni më i madh që ka kryer SPAK, flas për sekuestrime në vlerë pasuri të patundshme, llogari bankare, të paktën 7 mln euro të kapura në dosja llogari bankare. Operacioni i SPAK të surprizon dhe është uau. Subjekti i goditur është detaji i dytë. Në këtë rast pasuritë janë konfiskuar. Por drejtësia e re cedon pasi nga sekuestrimi në konfiskim është një det i tërë për të mos thënë një oqean. Nga 56 mln euro sekuestrime janë konfiskuar 1.5 mln euro.

Duke ditur personazhet e përfshirë në këtë histori, pasuritë e sekuestruara nuk janë as 5 përqind e atyre që ata zotërojnë. Pjesa dërrmuese e sekuestrimit, përveç llogarive bankare janë kryesisht në Petrelë, ish kompleksi me huaj, me pistë hipizmi. Kjo u shit dhe u ble nga një biznesmen tjetër dhe në 2023 atij iu paraqit një kompani tjetër që bleu biznesin, ku përveç pistë hipizmi, stallë, hotel, sallë restoranti u bë një pishinë e madhe. Prona u ble për 9 mln euro dhe 2.5 mln euro kredi. Pra 11.5 mln euro. U ra dakord mes biznesmenit që shuma do të paguhej me këste, që u paguan vetëm pak këste”, tha ai në emisionin “Kjo Javë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.