E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha: Më ofruan pasaportë greke në këmbim të heshtjes
Lajme

Artan Hoxha: Më ofruan pasaportë greke në këmbim të heshtjes

Gazetari investigative Artan Hoxha ka treguar se është shpallur “non grata” nga Greqia.

Në një emision televiziv ai është shprehur se rreth një vit më parë, autoritetet greke i kishin ofruar një pasaportë dhe heqjen e të gjitha penalizimeve, por nuk kishte pranuar. Sipas tij, e gjitha ishte kusht për heshtjen e tij.

“Më kanë ofruar në këmbim të heshtjes. Më kanë shpallur “non grata”. Në këmbim të heshtjes më thanë të japim dokumentet dhe pasaportën greke.

I respektoj se kam shumë miq. Se kam punuar atje. Por kam zgjedhur të mbaj pasaportën time. Sot nuk mund t’i tolerojmë. Incidentet janë të pashmangshme.

Vijnë autobusë me nxënës grek. Vitin e kaluar më janë ofruar të më hiqen të gjitha penalitetet, më janë ofruar dokumentet. E kuptoni si është situata. Në terren. Nuk mund të mbyllim sytë dhe të lejojmë varreza memorialë.

Nuk mund të vendoset pikërisht aty në vijë të kufirit ku ka pretendime territoriale,” tha Artan Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.