E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha “zbërthen” lidhjet e fshehta të kokainës
Lajme

Artan Hoxha “zbërthen” lidhjet e fshehta të kokainës

“Grupet shqiptare operojnë me kartelet në Ekuador”

Gazetari Artan Hoxha ka ndarë detaje të reja lidhur me atë që ai e cilëson si mikrotrafik të kokainës, duke nxjerrë në pah përfshirjen e grupeve shqiptare në rrjetet kriminale në Amerikën Latine.

I ftuar në “Euronews Albania”, Hoxha u ndal te aktiviteti i grupeve ekuadoriane dhe roli i tyre në shpërndarjen e lëndëve narkotike, duke theksuar se në këto struktura janë përfshirë edhe shtetas shqiptarë. Ai përmendi gjithashtu raste konkrete që kanë përfunduar me viktima, si pjesë e përplasjeve mes grupeve kriminale.

Sipas tij, raportet e fundit ndërkombëtare konfirmojnë bashkëpunimin mes karteleve dhe grupeve shqiptare, ndërsa theksoi se hetimet po sjellin prova të reja mbi këtë aktivitet.

Në deklaratën e tij, gazetari u shpreh:

“Grupet ekuadoriane janë më shumë të interesuara për trafikun brenda, ajo që quhet mikrotrafik atje. Sepse Ekuadori, duke mos qenë vend prodhues, është vend tranziti. Nuk prodhon kokainë dhe është i ndërvarur nga kartelet, nga kolumbianët.

Raporti nga Europol konfirmon edhe një herë çfarë kemi thënë në të kaluarën, sot ka prova bindëse që provojnë, po vijnë nga GJKKO-ja. Një rast, ishte direkt e provonte e nisur nga Ergys Dashi është vrarë. Unë kam qenë te lokali ku Ergys Dashi u vra në Guayaquil. Pra, grupet shqiptare atje punojnë ose me njërën kartel, ose me tjetrën. Jo, nuk mund të punosh ashtu sepse ato janë kafshë territori atje dhe kanë territorin e ndarë dhe ti s’mund të punosh dot me të dyja”, tha Hoxha.

Deklaratat e tij hedhin dritë mbi një dimension më pak të njohur të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku përfshirja e grupeve shqiptare në Amerikën Latine vazhdon të mbetet një çështje shqetësuese për autoritetet ligjzbatuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.