Artan Shkëmbi konfirmohet në krye të Departamentit të Policisë Kriminale
Është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Kreu i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departamentin për Policinë Kriminale në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi.
Shkëmbi rezultoi i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Vendimi u dha mëngjesin e sotëm, nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Artan Shkëmbi është kreu i task forcës “Forca e Ligjit”, ndërsa më herët ishte dhe pjesë e garës për kreun e BKH.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



