E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artistët kërkojnë ndihmë: Policia po rrethon sërish Teatrin Kombëtar!
Lajme

Artistët kërkojnë ndihmë: Policia po rrethon sërish Teatrin Kombëtar!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një apel për qytetarët mbrëmjen e së dielës. Sipas saj është vënë re një prani e shtuar e uniformave të policisë dhe se sipas saj po përgatitet një tjetër rrethim i godinës.

“Sot ka një prani të shtuar të forcave të policisë përreth Teatrit. Ftojmë popullin e Tiranës, të ruajmë Teatrin gjatë natës!” – thuhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Kujtojmë se pak ditë më parë policia rrethoi godinën e Teatrit Kombëtar duke mos lejuar kalimin e artistëve. Pas një dite të gjatë përplasjesh, artistët ia dolën që të hyjnë brenda dhe policia të tërhiqet. Në radhët e artistëve qarkullon prej ditësh lajmi se policia do të rikthehet për të boshatisur godinën përpara shembjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.