Artisti pa vlera që u bë kryministēr …
Fundi i një njeriu me vlera, artisti, në një vend pa vlera, është fatal. Ndërsa artisti pa vlera bëhet km dhe shkatërron tërë sistemin shëndetësor e ekonomik të vendit.
Preket nga virusi, bëhet lajmërim publik nga miqtë e shokët për një qese gjak, se spitali nuk e ka, spitali publik. Mjekët punojnë në kushte të vështira, janë të detyruar të konformohen hera herës pasi s’ka rrugë tjetër.
Spitali publik sot është kthyer në një nevojtore të spitalit PPP, ky i fundit në rastet kur nuk i shëron pacientët, pasi i zhvat nga paratë, i çon në pikën e fundit si nga ana ekonomike dhe ajo shëndetësore, i nis urgjent për te spitali publik me ambulancë, të regjistrohen atje si vdekje, në statistika.
Njeriu me vlera dhe i ndershëm nuk ka mundësi të shkojë të kurohet jashtë shtetit, qoftë punëtor krahu, mësues, artist, mjek…siç shkojnë zotërinjtë e zonjat e PPP-ve.
Ata që shpikën dhe aplikun këto PPP mos e bëfshin pikën e hajrit, janë një mafie më e tmerrshme se çdo lloj tjetēr mafie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



