Artistja ruse pikturon nudo kancelaren gjermane Merkel, mbi një ari të kuq
Artistja ruse Ekaterina Moré, ka befasuar me pikturën e saj të fundit.
Ekaterina Moré, ka paraqitur kancelaren gjermane Angela Merkel, mbi një ari të kuq.
Në pikturën e More, kancelarja portretizohet nudo mbi një ari të kuq në sfondin e një peizazhi të gjallë.
Në një prononcim për gazetën gjermane ‘BILD’ artistja Ekaterina More tha:
Doja të theksoja sensualitetin e Angela Merkel, sepse ajo nuk është vetëm një politikane por edhe një grua. Është e vështirë të pajtohet me të dy rolet e saj kancelarja Merkel”.
Sipas saj ariu i kuq simbolizon Rusinë.
Artistja Ekaterina More shton më tej:
Piktura mund të mendohet se si Merkel fiton mbi arushën ruse, ose ajo është rrëmbyer nga ariu, të dyja janë të mundshme dhe të dyja mund të jenë të vërteta”.
Artistja Ekaterina More vjen nga qyteti rus i Shën Petersburg dhe jeton në Meerbusch.
Ajo dëshiron që t’ia shesë pikturën e saj kancelares Merkel.
Deklarata e artistes:
Nëse nuk ka interes, unë do t’ia jap atë presidentit rus Vladimir Putin”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



