E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
As në vendlindjen e Asdrenit nuk hapen shkollat, “nxënësja” e vetme…deputetja
Publik News

As në vendlindjen e Asdrenit nuk hapen shkollat, “nxënësja” e vetme…deputetja

Numri shkollave të mbyllura mund të thuhet se ka qenë rekord për këtë vit, ku në Fier dhe Gjirokastër janë mbyllur nga 18 shkolla, në Fier 14 por edhe në Korçë qenkan mbyllur, ku me mes tyre edhe ajo e vendlindjes së Asdrenit.

Ka qenë deputetja e opozitës, Valentina Duka, e cila përmes një statusi në Facebook, shkruan se një sërë fshatrash të qarkut si Drenove (vendlindja e Asdrenit), Barç, Voskop e Kolanec, qeveria u ka vënë drynin shkollave.

Nga foto që ka publikuar me statusin e gjatë, shihet se Duka është “nxënësja” e vetme në këto shkolla këtë ditë të parë ku ato duhet të sihin duke gumëzhuar nga nxënësit.

Valentina Duka shkruan:

Sot ne diten e pare te shkolles uroj perzemersisht nxenesit dhe mesuesit per nje vit shkollor te mbare e plot suksese. Ne kete dite te shenuar te arsimit shqiptar te gjithe ndjehemi te lenduar thelle nga veprimi obskurantist i qeverise Rama per mbylljen e nje sere shkollash ne te gjithe vendin.
Per fat te keq nje gje e tille ka ndodhur edhe ne Korçe, vendlindja e arsimit shqip. Ne nje sere fshatrash te qarkut si Drenove (vendlindja e Asdrenit), Barç, Voskop e Kolanec, qeveria u ka vene dryrin shkollave te shkollave te atjeshme. Nuk e di ç’do te thoshte shkrimtari patriot Asdreni ne se ngrihej nga varri e shihte te mbyllur shkollen e fshatit te tij me moshe 92 vjeçare?!! Nje shkolle e rikonstruktuar nga qeveria Berisha me 2008 dhe e kthyer ne nje institucion arsimor model per te gjithe qarkun e Korçes! Ç’do te thoshte valle poeti kombetar Naim Frasheri per kete veprim te shemtuar kur me aq pathos poetik i kendonte Korçes per çeljen e shkolles se pare shqipe me 1887? Keqardhje qe keto ndodhin ne Shqiperine e shek. XXI! Ketu kane çuar politikat qeveritare shkaterruese ne ekonomi, arsim, etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.