E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Asfalti elektoral pa prokurim për zgjedhje  e 25 prillit
Publik News

Asfalti elektoral pa prokurim për zgjedhje e 25 prillit

SPAK ka një indicie të fortë për një hetim paraprak, në një kohë që një histori e tillë i bashkangjitet manovrave pafund të pushtetit dhe sektit rilindas në marrjen për herë të tretë të pushtetit duke deformuar votën e qytetarëve me menyra të ndryshme në kurriz të fondeve publike.

Një rrugë është një e mirë publike në sherbim të komunitetit, por kjo që shihni  në foti  i ka shërbyet Alqit dhe efektit elektoral. Mbi të gjitha me keqperdorimin e fondeve publike.

Ky është një fakt konkret për SPAK. Bëhet fjalë për rrugen “Spahiu” në Shkozë.

Një aks që mori vemendjen dhe u sponsorizua krejtësisht jashtë çdo respektimi ligjor nga ish-kandidati për deputet, tashmë deputeti i Rilindjes, Alqi Bllako. Një rrugë e cila nuk kishte as projekt, as zbatues, madje, as edhe investitor. Dhe në të tilla rrethana, kjo rrugë që shikoni në foton ilustruese ka përfunduar në kohë rekord vetëm një ditë përpara së dielës se zgjedhjeve, në datë 24/04/2021. Tërësisht jashtë çdo lloj procedure, dhe ku përpos faktit që është hedhur asfalti me nxitimin e votës, mungesa e procedurave ka bërë që të futen duart edhe me fondet publike. Pasi asnjë rregull prokurues nuk është bërë publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.