Asnjë prej anëtarëve nuk kandidon për drejtues të SPAK
Në orën 16:00 të kësaj të marte përfundon afati për tetë anëtarët e emëruar të SPAK për të bërë aplikimet e tyre për kreun e Prokurorisë së Posaçme.
Burime brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë i konfirmuan Fax News se deri në këto momente, edhe pse kanë mbetur më pak se gjashtë orë nga përfundimi i afatit, akoma asnjë prej antarëve të SPAK nuk ka aplikuar për karrigen e drejtuesit.
Të njëjtat burime saktësojnë se kandidaturat pritet të bëhen në limitet kohore të përfundimit të orarit zyrtar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



