E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Astrit Patozi: Këshilla që i dhashë Berishës dhe Bashës para konfliktit
Lajme

Astrit Patozi: Këshilla që i dhashë Berishës dhe Bashës para konfliktit

Ish-koordinatori i Partisë “Bindje Demokratike”, Astrit Patozi ka treguar se çfarë këshille i ka dhënë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës përpara se të ndodhte konflikti dhe përçarja midis tyre.

Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, ai tregoi se i ka këshilluar të dy që të ndahen në mënyrë të qytetëruar pasi konflikti mes tyre do të krijonte përçarje dhe vështirësi në bashkimin e partive të tjera opozitare.

“Sali Berisha e ka të vështirë të bashkojë dy grupet e opozitës dhe jo më tej të bashkojë edhe parti të tjera opozitare. PD për shakë të një kursi të gabuar prej vitesh duhet të paguaj faturën. I kam këshilluar që të ndaheshin në një mënyrë të qytetëruar në mënyrë që edhe partitë e tjera opozitare të kishin mundësi të bashkoheshin. Këshillën nuk e morën parasysh. PD sot po e shtyn agonin e vetës së saj. Partia Demokratike është e plagosur sepse nuk po gjen dot një gjuhë të përbashkët“, u shpreh ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.