E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Astrit Patozi po përgatitet të konkurojë për postin e kryetarit të PD-së
Lajme

Astrit Patozi po përgatitet të konkurojë për postin e kryetarit të PD-së

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi po përgatitet të konkurojë në korrik për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Burime të rezervuara informojnë se Patozi ka diskutuar këtë opsion me disa kolegë të tij duke shpalosur ambicien për të konkuruar përballë Lulzim Bashës për postin e kreut të PD-së, në rast se PD-ja nuk del forcë e parë në zgedhje.
Patozi dhe një grup ish-deputetësh demokratë(Topalli, Bode, Imami, Bregu), realizuan dhe një takim demonstrativ pak orë pasi Lulzim Basha bëri publike listat e kandidatëve për deputet të PD-së.
Zoti Patozi është shfaqur tepër aktiv me prononcime dhe shkrime në media sidomos pas marrëveshjes Rama-Basha për ndryshimet në qeveri.
Në një intervistë të dhënë për Lapsi.al dy ditë më parë, Patozi u shpreh se do të tërhiqte të gjitha kritikat ndaj Bashës nëse ky i fundit do të fitonte zgjedhjet.
Por në rast se Basha nuk do i fitonte, Patozi u shpreh se:
“Është jashtë çdo dyshimi se demokratët kanë vetëm një vendim për të marrë”
Duke lënë të nënkuptuar se ai nuk kishte dilemma për të këmbëngulur në dorëheqjen e parevokueshme të Bashës në rast të mos-fitores në zgjedhje.
Një tjetër detaj interesant në këtë intervistë të zotit Patozi, ishte interpretimi i tij mbi mënyrën si u hartuan listat e kandidatëve për deputetë.
I hartoi Basha pa Berishën? Apo Basha me Berishën?
Zoti Patozi është shprehur se i besonte qëndrimit publik të Berishës ndërsa ky i fundit tha se listat e kandidatëve për deputetë i hartoi tërësisht kryetari Lulzim Basha.
Në qëndrimet e fundit publike, zoti Patozi shfaqet si një ish-deputet i PD-së ‘i zhgënjyer’ nga kryetari Basha por i kujdesshëm (dhe ndonjëherë mirënjohës) me Sali Berishën.
Gjasat janë që ky qëndrim i zotit Patozi të jetë thjeshtë një taktikë e imponuar nga rrethanat, sepse si një mbështetës i dikurshëm i garuesit Sokol Olldashit (për kreun e PD-së), zoti Patozi e di se kur Berisha shfaqet asnjëanës në publik, kjo nuk do të thotë aspak se Berisha nuk e ka të preferuarin e tij.
Berisha ka mbështetur plotësisht Lulzim Bashën në garën për kryetar partie në vitin 2013 dhe nuk duket asnjë e sinjal në horizont për të menduar se Berisha po mbështet dikë tjetër përveç Lulzim Bashës sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.