E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentat me armë zjarri në Lezhë, plagoset 35-vjeçari, dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë (Emri)
Lajme

Atentat me armë zjarri në Lezhë, plagoset 35-vjeçari, dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë (Emri)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë, ku është qëlluar me armë ndaj shtetasit Arben Gjini, 35 vjeç i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe në një në shpatull.

plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Sipas policisë plagosja ka ndodhur rreth orës 20:45.

Pak minuta pas krimit, në fshatin Kolsh, është gjetur i djegur mjeti tip “Benz”, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.