Atentat me eksploziv në Shkozet, shpërthen një makinë
Një atentat me eksploziv ka ndodhur në Shkozet. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, teksa mjeti që ka shpërthyer është në pronësi të shtetasit Aldo Mustafa.
Ky i fundit 37 vjeç, banues në Durrës, ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani
Mustafa është arrestuar për herë të fundit në vitin 2021, teksa ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Aldo Mustafa është shok i Alekasandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si i ‘Forti i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



