E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentat në autostradë, qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Policia jep detajet
Lajme

Atentat në autostradë, qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Policia jep detajet

Në qytetin e Lezhës është raportuar në këto momente se ka pasur një atentat, por fatmirësisht pa viktima.

Korrespondenti i Panorama raporton se një automjet që po lëvizte në drejtim të Tiranës është qëlluar nga një makinë tjetër.

Në bordin makinës që qëlloi ishin dy persona, ndërkohë që raportohet se nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e këtij atentati të mbetur në tentativë.

Lezhë – Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në autostradën Lezhë – Milot, pranë fshatit Tresh është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ku udhëtonin 2 shtetas, nga persona të paidentifikuar nga një mjet tjetër.  Nuk ka asnjë person te lenduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor e është në vendngjarje dhe forcat policore po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen rrethanave dhe ndalimin e autorëve.  Janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndersa po kontrollohen kamerat prane vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.