E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati/ Erigers Mihasi në përgjim nga prokuroria, dyshohej se kishte marrë pjesë në vrasjen e ish-policit në Laç
Lajme

Atentati/ Erigers Mihasi në përgjim nga prokuroria, dyshohej se kishte marrë pjesë në vrasjen e ish-policit në Laç

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë në dritë për një prej viktimave të atentatit të sotëm në Tiranë.  Erigers Mihasi, dyshohet për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, ngjarje e cila u regjistrua disa javë më parë në Laç. Mihasi po përgjohej nga Prokuroria, por ndaj tij, nuk kishte ende një akuzë zyrtare.

Sakaq, kujtojmë se i vdekur nga atentati mbeti dhe Armando Dumani. Të dy viktimat njiheshin si persona me precedentë të mëparshëm penal. Mihasi, krahas akuzohej se ka grabitur nën kërcënimin e armës banesën e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, ndërsa po ashtu, dyshohej se ishte bashkëpunëtor në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”.

Sakaq, Dumani dyshohet se është përfshirë në një grabitje në një bankë të nivelit të dytë. Sa i përket autorëve dhe ngjarjes së sotme, raportohet se ata e kanë ndjekur makinën për një kohë të gjatë dhe për të kryer ekzekutimin kanë pritur momentin ku janë gjendur në një zonë pa prani të kamerave të sigurisë.

Pas vrasjes, ata kanë mundur të depërtojnë mes makinave dhe të largohen. Policia ka gjetur dhe një mjet tip “Toyota” të djegur në zonën e Thumanës, tragat e së cilës rezultonin të vjedhura në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.