E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ATENTATI i Çapjas, u qëllua me snajper me numra të fshirë pas shtëpisë
Publik News

ATENTATI i Çapjas, u qëllua me snajper me numra të fshirë pas shtëpisë

 

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur kundrejt 55 vjeçarit Ardian Çapja në Elbasan, me snajper, nga pjesa e pasme e shtëpisë së tij. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Çapja është qëlluar në shpatull me snajper me numra të fshirë, teksa dilte nga shtëpia e tij, nga persona ende të paidentifikuar. Autorët kanë qëndruar pas shtëpisë dhe kanë pritur momentin që ai të dalë, për ta qëlluar më pas me snajper. Mësohet se kjo armë është gjetur në makinën e braktisur nga autorët, të cilës i kishin vënë zjarrin, në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret. Arma është gjendur pikërisht në bagazhin e makinës, dhe është një snajper me numra të fshirë. Nga atentati Çapja ka marrë një plumb në shpatull, më pas është rrëzuar në tokë, ku si pasojë ka pësuar dëmtime në kokë. Nga plagët që ka marrë ai ka pësuar shumë hemorragji dhe pak më parë ka mbërritur te Trauma në Tiranë i rrethuar nga forca të shumta policie, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet me dije se ai po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit. Kujtojmë se i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur dhe një zjarrfikës që ka shkuar të fikë zjarrin që atentatorët i kishin vënë makinës së tyre. Si pasojë e pranisë së plumbave në mes të zjarrit, ata shpërthyen, duke plagosur dhe punonjësin e zjarrfikëses në këmbë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.