E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës/ Bardhi: Zgjedhjet lokale kanë marrë goditje të rëndë
Flash

Atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës/ Bardhi: Zgjedhjet lokale kanë marrë goditje të rëndë

Deputeti i PD-së së vulës, Gazment Bardhi ka reaguar për atentatin kundrejt kreut të PD-së se Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës mëngjesin e ditës së sotme.

Bardhi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale u shpreh se zgjedhjet lokale kanë marrë një goditje të rëndë pas atentatit ndaj Ndrecës dhe se akti kriminal i ndodhur është i papranueshëm.

Deputeti i grupit të vulës ka shprehur solidaritetin e tij me familjes e Ndrcës dhe ka kërkuar që autorët të vendose sa më shpejt përpara drejtësisë.

“Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë.  Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm.  Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjeherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autororët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash, dhe kurrësesi luftë e intimidim me metoda kriminale”, shkruan ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.