E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati ndaj të riut me të kaluar kriminale, dalin emrat e të arrestuarve
Publik News

Atentati ndaj të riut me të kaluar kriminale, dalin emrat e të arrestuarve

Katër janë personat e arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme të dyshuar si bashkëpunëtorë në atentatin që tronditi qytetin e Vlorës më 10 maj 2019, ku mbeti i plagosur i riu Inez Hajrulla, person me precedentë penalë, i cilësuar nga blutë si person me të kaluar kriminale. Ky i fundit humbi të dyja këmbët në atentat.

Emrat e të arrestuarve, që janë: Daut Elmazi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti.

atentati

I riu i shpëtoi breshërisë së plumbave të atentatorëve, të cilët qëlluan në distancë nga një automjet, ndërsa Hajrulla ndodhej i ulur në lokal bashkë me disa miq të tij.

Nga kamerat e sigurisë, por dhe nga gëzhojat, Policia arriti në përfundimin se 26-vjeçari u ishte përgjigjur me zjarr autorëve.

Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

shperthimi

25 vjeçari Hajrulla, është i afërm me Renato Imerin i vrarë në datë 31 korrik pranë një lokali në Lungomare. Gjithashtu ai është kushëri edhe Endri Çaushit i vrarë në Durrës para disa vitesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.