E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ato flamujt or ti, i ka bërë Edi Rama, tha ‘ma hiq këtë sorrën e zezë e ma bëj të bardhë’
Politikë

‘Ato flamujt or ti, i ka bërë Edi Rama, tha ‘ma hiq këtë sorrën e zezë e ma bëj të bardhë’

Me një ironi të hollë, deputeti Dashamir Shehi i ka dhënë një përgjigje të bukur, kolegut të tij opozitar Luan Rama që ngriti në Kuvend problemin e deformimit të simbolit kombëtar, flamurit.

Dashamir Shehi,  pasi shpjegoi dikaturen që ka ndjellë përmes votës Edi Rama, shpjegoi edhe flamujt e çuditshëm që po ndeshen në institucione.

“Ai zotëria atje, – tha Shehi duke treguar Luan Ramën, –  u mundua të shpjegojë flamujt. A t’ua shpjegoj unë flamujt?! Se është pak më banale. Sa të shpjegoj dhe flamujt.

Ato flamujt or ti, të gjithë flamujt, i ka bërë Edi Rama! Me fantazinë e vet të piktorit. I thotë atij tek Ministria e Jashtme: A di ç’ke ti?! Ma hiq këtë sorrën e zezë prej këtu! Vëre të bardhë se kështu e do Perëndimi!

Asaj Kryeministrisë, i është dukur shumë e trishtueshme: “Kemi 100 vjet që mbajmë këtë,- thotë, –  të zezë e të kuqe. Bëje pak gri, thotë. Ta bëjmë gri “arxhentato” madje!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.