Aurela Gaçe sot ka publikuar këngën e saj më të re, titulluar ‘Lento lento’.
Një këngë shumë ritmike, ku këngëtarja vlonjate ka miksuar muzikën moderne me ritmet e muzikës popullore, e mesa duket ka dalë diçka e veçantë.
Mesazhi dhe motivi i këngës është i thjeshtë. I këndohet dashurisë së zemrës, jo me përgjërim, por me paralajmërim, ashtu si ç’bëjnë vetëm labet.
“Lëri dënglat se do t’më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh”, thotë Aurela. Teksti është shkruar nga MUMA ndërsa klipi është xhiruar në Tiranë dhe Vlorë, në Qendrën Historike.
Detaje nga kënga Aurela I ka publikuar edhe në faqen e saj në Instagram. E ç’t’ju themi më, shikoni klipin dhe shijoni këngën që me siguri do të kthehet në hitin e verës.



