E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Austria dhe Grupi i Vishegardit i dërgojnë BE-së “non-paper” të ri për Ballkanin
Bota

Austria dhe Grupi i Vishegardit i dërgojnë BE-së “non-paper” të ri për Ballkanin

Katër vendet e grupit të Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe së bashku me këto edhe Austria i kanë dërguar një “non paper” të re udhëheqjes së Bashkimit Europian, e cila ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor.

 

Mësohet se dokumenti nuk merret me çështjen e kufijve në rajon, por kërkon nga Bashkimi Europian mbështetje për të gjithë rajonin.

Po ashtu, ministrat e Jashtëm të pesë vendeve anëtare të BE-së i kërkojnë vendeve dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të përfshihen në bisedimet zyrtare për të ardhmen e Bashkimit Europian.

Siç është mësuar, ata besojnë se vendet e këtij rajoni duhet të kenë të drejtën dhe mundësinë për të shprehur pikëpamjet e tyre për të ardhmen e Bashkimit Europian, duke pasur parasysh prespektivën e tyre për t’u anëtarësuar në BE.

Shumë saktësisht është deklaruar se Ballkani Perëndimor, duhet të jetë pjesë e iniciativës së konferencës për të ardhmen e BE-së, e cila u nis brenda këtij blloku.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Dr. Bisera Turkoviç, konfirmoi këtë informacion, duke thënë se ajo ishte në dijeni të këtij dokumenti, të cilin ajo e konsideron një iniciativë jashtëzakonisht të rëndësishme që duhet mirëpritur.

“Po. Ne jemi njohur zyrtarisht dhe unë jam e kënaqur me këtë qasje. Bosnja dhe Hercegovina, si vendet e tjera në rajon, ka një perspektivë të qartë të anëtarësimit. Ne kemi qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e Europës, tani jemi vetëm në procesin e arritjeve e standardeve të zhvilluara europiane në funksionimin dhe forcimin e shtetit. Këto pesë vende që kërkojnë për të përfshirë në bisedimet për të ardhmen e BE-së, vendet që do të bëhen anëtare në të ardhmen është një sinjal i rëndësishëm që ne s’do ta lejojmë të pritet shumë gjatë dhe do të ecim drejt anëtarësimit të plotë”, është shprehur Turkoviç.

Kjo letër i është drejtuar udhëheqjes së Bashkimit Europian, përfshirë Komisionin Europian dhe Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.