E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avdullah Hoti Kryeministër i Kosovës, Kuvendi voton me 61 vota pro qeverinë e re
Publik News

Avdullah Hoti Kryeministër i Kosovës, Kuvendi voton me 61 vota pro qeverinë e re

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 61 vota pro, qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avduallah Hoti i LDK-së.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja arritën marrëveshje për bashkëqeverisje, mirëpo koalicion u prish pasi kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e brendshëm, Agim Veliu

Qeveria Kurti u rrëzua përmes një mocioni të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës. Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, presidenti Thaçi kërkoi një kandidat të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, gjë që nuk ndodhi.

Presidenti Thaçi pas konsultimit me partitë politike nëse janë në favor të shkuarjes në zgjedhje apo zgjedhjes së një qeverie të re, mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së si kandidat për formimin e qeverisë së re. Dekreti i presidentit Thaçi përfundoi në Gjykatë Kushtetuese e cila tha se dekretimi i Avdullah Hotit ishte veprim kushtetues./ REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.