E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vizita e kryeministrit në Pragë/ Çfarë pritet të diskutohet në takimet me liderët e BE
Lajme

Vizita e kryeministrit në Pragë/ Çfarë pritet të diskutohet në takimet me liderët e BE

Rama pritet që të ketë takime me liderët evropianë. Në fokus do të jetë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe nisja nga shqyrtimi i grup kapitujve të anëtarësimit.

Ndërsa kemi disa vite që procesi ynë integrues është i lidhur me Maqedoninë e Veriut, pritshmëritë janë që në vjeshtë kjo gjë të ndryshojë. Procesi integrues i Maqedonisë së Veriut ka mbetur peng i problemeve me Bullgarinë, pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar Kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura prej saj.

Forumi GLOBSEC, diskutime për agresionin rus dhe rolin e NATO-s
Ky është edicioni i 19-të i forumit GLOBSEC, i cili do të zgjasë për tre ditë nga 30 gushti deri më 1 shtator të vitit 2024. Forumi GLOBSEC synon të theksojë rëndësinë e rritjes së ruajtjes së stabilitetit global. Forumi GLOBSEC do të mbledhë liderë nga qeveritë, bizneset, akademitë dhe OJQ-të për të hartuar strategji për të trajtuar një mori sfidash me të cilat përballet bota aktualisht siç janë agresioni i hapur ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës fqinje dhe tensionet e vazhdueshme në Detin e Kinës Jugore.

Diskutime do të ketë edhe sa i takon angazhimit çek për rritjen e pozitës parandaluese dhe mbrojtëse të Europës. Forumi do të analizojë rolin e NATO-s në fuqizimin e partnerëve, si Ukraina, si dhe aktorëve të tjerë të cenueshëm në fqinjësinë e Evropës përballë sfidave të sigurisë në zhvillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.