Avokatët e Berishës: Kemi dorëzuar me postë kërkesën tjetër për përjashtimin e Irena Gjokës
Avokatët e kryetarit të opozitës kanë konfirmuar se kanë dërguar kërkesën e radhës për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka, e kapur në konflikt të rëndë interesi.
Avokati Sokol Mëngjesi tha se kërkesa është dërguar dje me postë në orën 15:30.
Avokati tha se sot ka marrë vendimin e parë të gjykatëses Rudina Palloi për refuzimin e përjashtimit.
Ndërkohë, Mëngjesi tha se ka njoftuar sekretarinë për kërkesën e dytë të nisur me postë.
“Por pres marrjen e provave për mënyrën si është shortuar Palloi për të marrë vendimin dhe mendimin e gjyqtares Gjoka për kërkesën,” tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



