Avokati i njohur: Rama kontrollon gjyqësorin, Gjykata Kushtetuese është tërësisht rilindase

Avokati i njohur Sokol Hazizaj, i ftuar në SYRI TV, ka hedhur akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë.

Hazizaj u shpreh  se Edi Rama është njeriu që kontrollon gjyqësorin, ndërsa akuzoi se Gjykata Kushtetuese është tërësisht rilindase, ndërsa Gjykata e Lartë jep vendime të njëanshme.

‘Ne jemi në një realitet shumë të hidhur, ku Gjykata e Lartë gjykon në mënyrët ë njëanshme dhe të paragjykuar.

Hiqet si gjykatë e ligjit, por në të vërtetë, pasojë e dëshirave ndonjë çështje e çon në gjykim, kur palët paraqiten për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe në pjesën më të madhe të çështjeve, merr vendimin e mos pranimit me qëllimin që të heqin qafe çështjet.

Gjykata e Apelit nuk i lexon fare vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e një gjykate që është tërësisht e anshme dhe rilindase, nuk ka lidhje fare me një Gjykatë Kushtetuese të një vendi normal, ka vetëm me emërime, vendime që vijnë vetëm në favor të shtetit.

Unë i besoj kryeministrit kur flet për gjyqësorin në mbledhjen e grupit parlamentar, sepse ai e menaxhon, administron dhe orienton Gjykatën  Kushtetuese.

Gjykata e Apelit nuk ka mundësi kohore të shqyrtojë dosjet. Ajo në pjesën më të madhe vepron në dhoma këshillimi në vendimmarrje të saj.

Sot nuk bëhet fjalë për dështim apo sukses, sot bëhet fjalë për një realitet përtej dështimit’, tha avokati Sokol Hazizaj.

Publikuar nga Publik Media