E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i 15-vjeçares të abuzuar seksualisht:  Shteti të marrë masa, mos të bëj të pabërën!
Publik News

Babai i 15-vjeçares të abuzuar seksualisht: Shteti të marrë masa, mos të bëj të pabërën!

Babai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga të paktën 5 persona në Rrëshen, ka folur për mediat. perdhunuesit

Në një intervistë për emisionin  në “News 24” ai i ka kërkuar shtetit që të marrë masa për 3 personat e proceduar në gjendje të lirë, pasi u zbuluan se kishin pasur biseda me të miturën.

Babai thotë se këtyre të fundit nuk u ka premtuar koha për të kryer abuzimin jo se kanë hequr dorë për burrëri. Sa i takon shkollës ku është nxënëse vajza e abuzuar, babai shprehet: “Duan të fshihen. Nuk mbajnë përgjegjësi fare. Ka pasur psikologe por a ka kryer punë nuk di gjë. Vajza nuk i është drejtuar kurrë psikologes”.

I pyetur nëse është kërkuar ndërmjetësim nga babai i njërit prej abuzuesve, Artan Kaçorrit, i ati i vajzës së abuzuar tha se: “Nuk ka kërkuar ndërmjetësim. Nuk ka mundësi të vijë. I kërkojnë ndihmë shtetit të marrë masa, të mi largojë këta 3 djemtë, të mos i shikoj më në fshat. Të mos bej ndonjë gjë të pabërë”. “Su ka premtuar koha. Nuk e kanë lënë për burrëni. Të marrë masa shteti, të mos bëjë ndonjë gje tjetër”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.