E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i 3 fëmijëve kërcënonte të dashurën 17 vjeçe: Leket ose të nxorra fotot intime
Lajme

Babai i 3 fëmijëve kërcënonte të dashurën 17 vjeçe: Leket ose të nxorra fotot intime

Një rast i denjë për film triller është duke u gjykuar tek Krimet e Rënda. Mentor Lecini është në bankën e të akuzuarve pas padisë së bërë nga ish- e dashura e tij 17 vjeçe. Vetë Lecini është i martuar dhe ka 3 fëmijë, ndërsa sipas prokurorisë ai kishte shantazhuar dhe kërcënuar jo vetëm adoleshenten por edhe nënën e saj, duke thënë se dispononte foto intime.

Në fashikujt e prokurorisë përfshihet edhe ky episod. “Unë kam vrarë një njeri dhe nuk kam problem të vras edhe të tjerë”, kishte kërcënuar Mentor Lecini familjen e 17 vjeçares.

Ai po gjykohet nën masën e arrestit shtëpiak dhe ka deklaruar në gjykatë se historia është e sajuar nga familjarët e ish-partneres. Sipas të pandehurit, kallëzuesit e kanë vendosur para togave të zeza për t’iu shmangur një borxhi të papaguar prej kohësh.

Por prokuroria mendon se ka prova të mjaftueshme që hedhin dyshime mbi 37-vjeçarin, baba i tre fëmijëve. Në referim të veprimeve të kryera nga policia e Kavajës prokurori shprehet se Lecini posedonte foto intime të ish-partneres dhe të nënës së saj, me të cilat kërcënonte e do t’i publikonte në rrjetet sociale. Për shkak të ndryshimeve ligjore gjatë seancës gjyqtarja përmendi se në proces do të marrë pjesë edhe pala e dëmtuar.
Ndërkohë që i pandehuri dha pëlqimin që gjatë gjykimit, në rast se ai nuk paraqitet në seancë të përfaqësohej nga avokati i tij.

Për 2017 janë gjykuar 13 raste gjobëvëniesh mes ish partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëri-tjetrin me foto intime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.