E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i viktimës mesazh protestuesve :Paçi vetëm ditë të lumtura, jo siç i pata unë të zeza
Publik News

Babai i viktimës mesazh protestuesve :Paçi vetëm ditë të lumtura, jo siç i pata unë të zeza

Babai i 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha ka dhënë një mesazh për të gjithë protestuesit, duke i uruar që të kenë vetëm ditë të lumtura në familjet e tyre dhe të mos kalojnë atë që po kalon ai vetë.

“Ju lutem pasqyroni realitetin, mos më vini gjëra që nuk e kam në karakterin tim, familjen time, fisin tim. Jam një qytetar, prej 50 vitesh banor i Tiranës, i kam shërbyer vendit, i kam shërbyer shtetit, kam punuar me ndershmëri dhe devotshmëri. Gëzoj respektin e familjes, të lagjes, të të gjithëve. Gjëra të tepërta mos më vini, se unë nuk i shërbej askujt, vetëm familjes, ashtu siç duhet t’i shërbeni edhe ju. Mos më rëndoni me gjëra me inskenime e lloj lloj forma, që nuk i imagjinoj, pse duhet bërë, kur është e qartë. Ju falënderoj të gjithëve, paçi të gjithë veç ditë të lumtura, jo këtë që kam unë”, iu tha Qazim Rasha rotestuesve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.