Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon nëpërmjet fotos së mësipërme të atin e ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, i cili drekon në një restorant në Vlorë.
Siç shihet në foto, tavolina është e tejmbushur me produkte deti, ndërsa në krye qëndron, sipas Berishës, babai i ministres Denaj dukshëm i ngopur nga ushqimi. “Babai i ministres së Financave duke ngrënë te Bojo Resort në Rdhimë, Vlorë”, shkruhet në denoncimin e Berishës.
Megjithatë, nuk dihet nëse foto është aktuale apo është shkrepur më herët sepse nëse është shkrepur këto ditë kur të gjithë qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe restorantet janë mbyllur, do të ishte skandal.
DENONCIMI I BERISHËS:




