E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla i sulet opozitës: Përdorni Kosovën si instrument për të sulmuar Ramën! A thua se u djeg barku juve për vatanin
Lajme

Balla i sulet opozitës: Përdorni Kosovën si instrument për të sulmuar Ramën! A thua se u djeg barku juve për vatanin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tha se Shqipëria e përfaqësuar denjësisht nga qeveria e Ramës ka qenë dhe do të jetë përkrahë Kosovës.

Ndër të tjera Balla tha se orientimi i Kosovës dhe Shqipërisë drejt Perëndimit është e ardhmja për sigurinë. Ndërsa në lidhje me miratimin e Rezolutës për Kosovës, ministri i Brendshëm tha se ky është hapi i duhur i Shqipërisë.

“Shqipëria dhe Kuvendi sot dënon ashpër sulmin e 24 shtatorit në Kosovë ky akt është një sulm kriminal dhe është kërcënim për sigurinë me pasoja për Evropën tonë të përbashkët. Vrasja e një efektivi në krye të detyrës e bëri këtë akt edhe më të dënueshëm

Sot po përballen me tentativa për të ndërhyrë një të ardhme të begatë. Qëndrimi zyrtar i Shqipërisë përmes Ramës është i duhur. Ka ca këtu te ne, gjoja patriot të madhe që nga inati i ditës e përdorin situatën e 24 shtatorit si instrument për të goditur kryeministrin e Shqipërisë. Njëri kishte 10 minuta kohë sulmoi kryeministrin dhe nuk dënoi sulmin. Sikur iu hap barku. Shqipëria e përfaqësuar denjësisht nga qeveria e Ramës ka qenë dhe do të jetë përkrahë Kosovës.

Sa më lartë të ngrihet Shqipëria në nivel ndërkombëtar aq më e madhe do jetë mbështetja për Kosovën. Nuk ka qenë kurrë Shqipëria më lart sesa është sot. Orientimi i Kosovës dhe Shqipërisë drejt Perëndimit është e ardhmja për sigurinë. Shqipëria ka qenë dhe është përkrah Kosovës.

Kuvendi sot duke e votuar me votë unanime këtë rezolutë tashmë të prezantuar nga kolegia Kodheli është hapi i duhur që duhet të bëjmë”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.