E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla: Makinat luksoze të sekuestruara do të përdoren nga Policia
Lajme

Balla: Makinat luksoze të sekuestruara do të përdoren nga Policia

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka njoftuar se mjetet luksoze, të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.

Një pjesë e mjeteve luksoze do të përdoren nga Policia Rrugore dhe RENEA.

“Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre. Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit”, shprehet Balla në një postim në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.