E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ballist Morina nuk do të ekstradohet?!
Lajme

Ballist Morina nuk do të ekstradohet?!

 Ja çfarë bëri kryeministri dje deri në orët e vona…

Ballist Morina nuk do të ekstradohet?! Ja çfarë bëri kryeministri dje deri në orët e vona…

Duket se një ndërhyrje në momentet e fundit e kryeministrit shqiptar, Edi Rama pranë autoriteteve kroate, ka bërë që këta të fundit të rimendojnë edhe njëherë opsionin për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.

Është fakt se ky ekstradim do të rrezikonte të kthente mbrapa në kohe zhvillimet e viteve të fundit mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku marrëdhënia speciale që Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç kanë krijuar mes tyre, ka sjellë një frymë të re në Europen Juglindore.

Nuk ka qenë rastësi as editoriali i fundit i Vuçiç për Kosovën, që shënon herën e parë që zyrtari më i lartë serb flet për njohjen de facto të shtetit të Kosovës.

Burime pranë kryeministrit thanë për Tiranapost.al se dita e djeshme ka qenë shume intensive për Edi Ramën. Ai ka patur kontakte të shpeshta me autoritetet kroate, serbe dhe Bashkimin Europian në Bruksel.

Ende duhet pritur për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Morinën, por duket se pas presionit të Shqipërisë zyrtare, shanset që Morina të ekstradohet janë bërë thuajse zero.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.