Ballkani pasi mundi Dinamon e Zagrebit në grupet e Conference League, fiton një shumë të majme
Ballkani ka fituar një shumë marramendëse pasi mposhti Dinamon e Zagrebit në “Fadil Vokrri”.
Skuadra nga Suhareka priti Dinamo Zagrebin në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës dhe arriti të fitojë me rezultatin e pastër 2-0.
Sipas “GOAL”, skuadra që merr tri pikë në ndeshjet e Ligës Konferencë në fazën e grupeve fiton 500 mijë euro.
Ballkani pas fitores kërkon kualifikimin, pasi gjendet në vendin e dytë në Grupin C.
Me një humbje e një fitore tani Ballkani gjendet në vendin e dytë me tri pikë, teksa grupin e kryeson Viktoria Plzen me
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



