E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku nga aeroporti i Kukësit tregon kush do e paguajë biletën e emigrantëve nga Londra
Publik News

Balluku nga aeroporti i Kukësit tregon kush do e paguajë biletën e emigrantëve nga Londra

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në ambientet e aeroportit ku iu përgjigj skeptikëve që “thoshin për 3D do të zhgënjehen edhe njëherë”.

Balluku tha se Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, do të jetë me çmimet nga më të ulëta, ndërsa shtoi se ky aeroport do t’i shërbejë edhe shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama postoi një video në rrjetet sociale duke theksuar se aeroporti është “gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”, ndërsa iu drejtuar kundërshtareve që të bëjnë kujdes se mos ndoshta është 3D dhe ky.

Kujtojmë që Rama më herët ka theksuar se në fluturimin e parë do të udhëtojnë të rinjtë nga Kukësi emigrantë nga Londra të cilët do vijnë që të votojnë Partinë Demokratike.

E pyetur se kush do ta paguajë biletën e djemve që do vijnë nga Londra, Balluku tha se “është koncensionari që ka komisionuar këtë fluturim.

Është çmim promocional nuk është paguar biletë.

Më rezulton që ‘çunat e Londrës’ janë tashmë të rezervuar dhe në datë 18, ulen këtu dhe i pret kryeministri siç i ka premtuar”, tha Balluku.

“Aeroporti i Kukësit po bëhet realitet, na ka ngelur pak orë nga fluturimi i parë në këtë aeroport, kështu që ata që thoshin për 3D do të zhgënjehen edhe njëherë.
Aeroporti i Kukësit është faqja e parë e një epoke të re të aviacionit civil Shqiptarë. Pra një aeroport low Cost i cili do të jetë i dedikuar për këto kompani që ofrojnë shërbime cilësore, por me çmime të ulëta. Ky është aeroport rajonal është aeroporti i Shqiptarëve dhe jo thjesht i veriut të Shqipërisë, është ndërtuar për ti shërbyer të gjitha trevave shqiptare, si shqiptarëve të Shqipërisë, atyre të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”- u shpreh Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.