Balluku pranon para gazetareve: Zyrtarisht nën hetim!
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dalë sot nga ambientet e SPAK-ut, ku është paraqitur në kuadër të një çështjeje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
Pas daljes, Balluku bëri një deklaratë të shkurtër për mediat, duke theksuar se paraqitja e saj ishte në respekt të institucioneve të drejtësisë.
“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje nën hetim. Si një qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe si zyrtare, e shoh këtë si një proces që do të jetë i bazuar në transparencën dhe llogaridhënien e drejtësisë që besojmë”, tha Balluku pasi doli nga SPAK.
Ende nuk janë bërë publike detaje lidhur me çështjen konkrete për të cilën është thirrur ministrja, ndërsa SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



