Banka Botërore ngre alarmin: PPP-të e pakërkuara, burim i rrezikut fiskal në Shqipëri
Pas mori kritikave që mori nga FMN, një tjetër instrument i rendësishwm ka rezervuar kritika edhe nga Banka Botërore për kontratat me PPP që nga qeveria shqiptare ka nënshkruar. Në raportin e Bankës Botërore bien në sy PPP-të e pakërkuara, të cila janë konsideruar si burim kryesor i një rreziku të mundshëm fiskal.
Sipas Bankës Botërore shumë prej kontratave PPP ende mbeten jashtë moniotorimit dhe pjesa më e madhe janë të lidhura me energjinë. Banka shpreh nevojën për plotësim të një ligji të mëtejshëm për të matur rëndësinë e saj.
Sipas raportit, një masë e marrë nga qeveria është ndryshimi në ligjin e PPP-ve. Ndërkohë në raportin e FMN-së thuhej se, kontratat koncesionare kanë nivele të larta rreziku në ekonominë shqiptare, pasi të hartohen jashtë procesit buxhetor dhe mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit.
Pas këtyre sygjerimeve dhe kritika, qeveria shqiptare nuk ka ndalur dhënien e kontratave PPP, por vijon të nënshkruaj të tjera marrëveshje me privatët, kryesisht për ndërtimin e rrugëve. Sipas një raporti të vitit 2020, Shqipëria shënoi një rekord sa u përket angazhimeve jashtë bilancit të qeverisë, që ka marrë për koncesionet, në masëm 9.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, norma më e lartë e çdo vendi europian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



