E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Gramzës në protestë: 500 metra na rrezikojnë jetën!
Lajme

Banorët e Gramzës në protestë: 500 metra na rrezikojnë jetën!

Banorët e fshatit Gramzë dolën në protestë paraditen e sotme, duke ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të rrugës që lidh zonën me akset kryesore të qarkullimit.

Sipas tyre, një segment prej rreth 500 metrash është amortizuar ndjeshëm dhe është kthyer në pothuajse të pakalueshëm, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe duke rrezikuar sigurinë e banorëve. Në shenjë kundërshtimi, protestuesit bllokuan rrugën për afro një orë dhe paralajmëruan për përshkallëzim të reagimit nëse nuk do të ketë ndërhyrje konkrete nga autoritetet.

Banorët e Gramzës bllokojnë aksin pranë Thumanë-Kashar:

Banorët kërkojnë asfaltim të plotë të segmentit problematik, duke theksuar se ndërhyrjet e pjesshme me çakull nuk përbëjnë zgjidhje afatgjatë.

“Është hera e dytë që dalim në protestë për këtë çështje. Rruga është shkatërruar dhe është bërë e pakalueshme. Nuk kemi dalë për asnjë parti politike, por për një të drejtë tonën. Këtu kalon i gjithë veriu i vendit dhe Kosova. Në rast urgjence, këto 500 metra mund të bëhen çështje jete a vdekjeje. Hedhja e një kamioni me çakull nuk është zgjidhje, është thjesht sa për sy e faqe. Do të vazhdojmë protestat deri sa kërkesa jonë të plotësohet”, u shpreh një prej banorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.